Duket se Whatsapp ka krijuar më në fund mundësinë për të modifikuar mesazhet pasi këto të fundit janë dërguar, një nga funksionet më të kërkuara nga mbi 2 miliardë përdorues.
Këtë e ka zbuluar Wabetainfo, që ka treguar me një screenshoot opsionin për të ndryshuar tekstin e një mesazhi pas të jetë dërguar.
Do të duhet mbajtur shtypur mesazhi që kërkohet të modifikohet dhe më pas të klikohet në meny me 3 pika ku do të shfaqet funksioni Edit. Më pas, mesazhi do dërgohet përsëri.
Mund të jetë risia e fundit e aplikacionit të famshëm për mesazhet direkte që kohët e fundit ka shtuar edhe mundësinë për të përdorur një llogari të vetme në dy smartphone të ndryshëm dhe reagimet ndaj mesazheve me emoticon.