Sërish ndryshime në rrjetin social “WhatsApp”… Kompania po punon për një veçori të re, dhe që me shumë gjasa, nuk do t’ju pëlqejë aspak.

Përdoruesit e “WhatsApp” nuk do të mund t’ju bëjnë screenshot fotove apo videove në biseda. Kjo vlen vetëm për mesazhet që shikohen një herë, “View Once”.

Kur ju të përpiqeni të bëni “screenshot”, fotoja apo videoja do të jetë plotësisht e zezë. Ju mund të bëni screenshot-e të bisedës, pasi kjo veçori është e limituar vetëm për fotot dhe videot “View Once”.

Gjithsesi, përdoruesi nuk do të marrë asnjë njoftim nëse përpjekja juaj për të bërë screenshot është bllokuar. Aktualisht, kjo veçori është në versionin beta të WhatsApp në Android.