Këtë fundjavë, boksieri amerikan Deontay Wilder, ish-kampion bote në peshën e rëndë, do të përballet me Robert Helenius. Gjithsesi, Wilder duket se ka mendjen te një përballje edhe më e madhe, ajo ndaj britanikut Anthony Joshua. Këta dy boksierë, kur ishin të dy kampionë bote, disa herë iu afruan sfidës për unifikimin e titujve, por asnjëherë nuk i kryqëzuan dorezat.

Gjithsesi, Wilder (42 fitore, 2 humbje e 1 barazim) shprehet se kjo përballje mes tij e Joshua (24 fitore, 3 humbje) do të ndodhë vitin tjetër, duke e konsideruar si një sfidë të madhe për peshën e rëndë. “Unë jam ende në këtë sport, jam ende në biznes për të rivalizuar të tjerët”, tha Deontay Wilder.

Njerëzit gjithnjë më pyesin se kur do të përballem me Joshua. Kjo është një nga sfidat më të mëdha në botë aktualisht. Unë ju them se kjo përballje do të ndodhë shumë shpejt, ndoshta vitin tjetër. ky sport është edhe biznes e kjo sfidë është një biznes i mirë për të gjithë. E gjithë bota dëshiron që ta shohë këtë sfidë”, u shpreh Wilder.