Për një periudhë 6-mujore, Andy Ruiz Jr dhe Deontay Wilder ishin dy kampionët e botës në peshën e rëndë. Kjo ndodhi kur Wilder barazoi ndaj Fury dhe Ruiz befasoi botën me fitoren ndaj Joshua.

Ruiz dhe Wilder kishin shansin e madh të duelonin mes tyre dhe unifikonin titujt kampionë bote, por kjo gjë nuk ndodhi. Kjo sfidë e munguar asokohe mund të zhvillohet këtë vit, gjë që konfirmohet nga Ruiz.

Unë nuk i di planet e Wilder, por jam gati për këtë sfidë. Unë shpresoj që Wilder të rikthehet në ring dhe të përballet me mua. Nuk kemi pse rrimë e presim kaq gjatë, kur e dimë që Fury dhe Joshua do të duelojnë mes tyre”, tha Ruiz.