Will Smith është rishfaqur në publik pas natës së çmimeve Oscar, ku ka goditur me shuplakë Chris Rock, “fajtor” se ka bërë një batutë për gruan e tij, Jada Pinkett.

Aktori i njohur ka fluturuar në Indi, duke zbarkuar në aeroportin privat Kalina të Mumbait. Mungonte gruaja e tij: një detaj që duket se konfirmon momentin e krizës që çifti po jeton.

Nëse në një moment të parë mendohej se bëhej fjalë për një udhëtim pune, mediat vendase kanë saktësuar se bëhet fjalë për një udhëtim spiritual.

“Ndodhet në qytet për të vizituar tempullin ISKCON në Kharghar -, kanë zbuluar, – ku zhvillohen çdo ditë meditime”.

Nuk është e qartë nëse motivi është i lidhur me atë që ka ndodhur në skenën e Dolby Theatre të Los Angeles, por nuk është hera e parë që Smith i afrohet kësaj feje.  Edhe në 2018-ën është filmuar teksa bënte Pooja, një praktikë hinduiste.

Pas përjashtimi nga Academy dhe bllokimit të disa projekteve kinematografike, duket se shuplaka e dhënë ndaj Rock mund të ketë një tjetër pasojë për Smith.

Sipas mediave amerikane, në fakt, duket se aktori do të ndahet nga gruaja e tij. “Ka një tension të madh mes të dyve nga momenti i skandalit në Oscar. Kanë probleme prej vitesh, por tani as nuk flasin”, kanë shkruar mediat amerikane.