Disa javë para natës së çmimeve Oscar dhe të shuplakës tashmë të famshme ndaj Chris Rock, Will Smith ka regjistruar një episod të emisionit të ri të David Letterman, që po transmetohet këto ditë.

Gjatë intervistës së dhënë për drejtuesin e famshëm televiziv, aktori ka zbuluar se ka patur një ëndërr në të cilën ka parë karrierën e tij të shkrumbohej, duke i paraprirë momentit të turbullt që po kalon aktualisht pas gjestit të pabesueshëm të bërë në skenën e Dolby Theatre të Los Angeles.

Në episodin e sezonit të ri të “My next guest needs no introduction”, Will Smith ka thënë: “Jam me të vërtetë gati që të zhytem në zemrën time në një mënyrë që mendoj dhe shpresoj të jetë e dobishme për familjen time.

“Por nuk mund ta mbrosh familjen tënde në çdo moment, është një ide e pamundur. Mbrojtja dhe siguria janë një iluzion. Duhet të mësosh të jetosh me realitetin se çdo gjë mund të mbarojë në çdo moment”.

Fjalë që sot duken simboli i një fati të hidhur duke menduar për atë moment kulmor të karrierës në të cilin ka arritur njëkohësisht majën me fitoren e Oscar-it si aktor protagonist dhe ka prekur fundin me shuplakën që i ka dhënë Rock.

Duke biseduar me Letterman, Will Smith ka zbuluar se nuk konsumon drogë, por se është një konsumator i pasionuar i ayahuasca, pije psiko-aktive të zbuluar për herën e parë mes tribuve të Amazonës.

Dhe falë efekteve të kësaj pijeje, duket se ka bërë disa udhëtime psikedelike. Një nga këta ka qenë një eksperiencë shumë shqetësuese:

“Kam pirë dhe  zakonisht duhen rreth 4 5 minuta për të filluar efekti”, ka rrëfyer aktori. “Isha i ulur dhe pak më vonë kam parë karrierën time të shkrumbohej, kam filluar të shikoj paratë e mia të fluturojnë, kam parë  shtëpinë time të shkatërruar.

“Papritur kam dëgjuar britmat e vajzës time, nuk jam shqetësuar më për pasurinë time, doja vetëm të shkoja te Willow. Nuk jam shqetësuar më për shtëpinë time dhe për karrierën time”.