Georgina Rodriguez, partnerja e futbollistit të njohur Cristiano Ronaldo është vënë ‘nën shënjestër’ nga xhaxhai i saj së fundmi. Ashtu siç edhe është publikuar më parë, për pak muaj pritet të dalë dokumentari biografik “I am Georgina”, ku ajo rrëfen vështirësitë që ka hasur në të kaluarën, si edhe jetën e saj përrallore.

Edhe pse ajo këmbëngul se nuk do ta harrojë të kaluarën e saj, sidomos tashmë që po jeton një jetë përrallore, duket se xhaxhai i saj i vërtetë mendon krejt të kundërtën. Ai pretendon se e ka rritur Georginën, pasi babai i saj është burgosur për drogë, ndërsa tregon se i ka shkruar Ronaldos në Facebook.

“Ajo mund të ndihet e turpëruar për ne dhe të konsiderojë se është më e mirë se ne, sepse ne nuk jetojmë me luksin e saj. Nuk i kam kërkuar kurrë asgjë. Ajo më ka telefonuar vetëm një ose dy herë që kur mora vesh se po dilte me Ronaldon.

I kam shkruar Cristiano Ronaldos në Facebook që ke gruan më të keqe në krah, nëse do të dish më shumë më kontakto dhe do të tregoj”- ka thënë xhaxhi i Georginës, Jesus Hernandez. Por duket se futbollisti është shumë i dashuruar me partneren e tij, pasi ai ka deklaruar disa kohë më parë se ajo është besnike, e përkushtuar dhe nëna e fëmijëve të tij.

“Ajo është gruaja me të cilën jam plotësisht i dashuruar. Ajo është padyshim një partnere besnike dhe nënë e përkushtuar. Geo më ka ndihmuar kaq shumë. Ajo është nëna e fëmijëve të mi dhe unë jam shumë e pasionuar për të.Unë hap zemrën time për të, ajo hap zemrën e saj për mua. Jam shumë i lumtur me të”- është shprehur Cristiano Ronaldo.