Silva Gunbardhi është një nga artistet më të dashura në Shqipëri, tejet e pëlqyer nga publiku shqiptar që së fundmi ka lançuar edhe këngën e saj më të re, ‘Dashnia’. Një këngë që ajo ia ka kushtuar dashurisë mes fëmijës e prindit, dashuria më pa kushte që ekziston sot në botë.

E për të folur për projektin e saj të ri, Silva ishte e ftuar në programin e pasdites në Tv Klan, ‘Rudina’, me moderatoren e njohur shqiptare, Rudina Magjistari. Teksa foli për këngën e saj, moderatorja dhe këngëtarja u ndalën gjithashtu te një temë shumë e rëndësishme, xhelozia dhe se si e ka raportin Silva me xhelozinë.

Këngëtarja rrëfeu se nuk bëhet xheloze pasi partneri i saj, artisti i njohur Dafi, nuk i ka dhënë asnjëherë shkak teksa shton me të qeshur se ‘sensorët’ i mban ndezur edhe kur fle.  

“Unë kam 9 vjet me Dafin, sinqerisht jam shumë e qetë. Unë çfarë kam e them. Njerëzit që kam afër e dinë që unë gjithmonë e shpreh. Nuk jam ndier, sinqerisht nuk jam ndier në siklet ndonjëherë. Më respekton shumë dhe tregon shumë kujdes. Ndoshta është kujdes vërtet, por sa i përket radarit tim nuk kam parë ndonjë gjë të sikletshme. I kam sensorët të gjitha të ndezura edhe kur fle gjumë” – shton me shaka Silva Gunbardhi në emisionin e pasdites në Tv Klan, ‘Rudina’.