Konkurrentja Lorida, gjatë takimit në studion e “Për’puthen”, kritikoi Remilin për injorim ndaj saj. Lorida i kujtoi Remilit se pas takimit që patën javën e kaluar, që ai i kushtoi vëmendje Edës, dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak.

Lorida: Nëse e ke vënë re, unë të kam dhënë vëmendje dy herë, vetëm ty. E para kur të thash Marshallah, e dyta kur të zgjodha ty në vallëzim. Dhe nuk e mora të njëjtën vëmendje mbrapsht.

Unë kur i futem diçkaje i shkoj deri në fund, prandaj e nisa me ty dhe e vazhdova me ty. Nuk e mora të njëjtën gjë nga ty Eda na ndërpreu, ndoshta atë ka dashur të bëjë dhe ti e hëngre. I dhe vëmendje asaj, nuk fole as për kërcimin, as për mua.

Remili: Ishte një nga kërcimet më të bukura…

Lorida: Por ti nuk e the këtë, ti i dhe vëmendje Edës… edhe Xhenit. Për mua, nuk ka asnjë lloj komenti nga ana jote.

Remili: Duhet të kuptosh se këtu jemi për të njohur të gjitha vajzat…

Konkurrentja tjeter, Eda, zbuloi se Remili dhe Lorida njihen më parë me njëri-tjetrin. Konkurrentët e pranuan se janë takuar fillimisht para 10 vitesh, por ka qenë vetëm një takim i shkurtër në një sfilatë mode.

“Kam qenë me Edën te roja poshtë, kur pashë Remilin dhe i thash që më duket i njohur. Kaq ishte”, u shpreh Lorida.