Moderatorja tepër e dashur për publikun shqiptar, Xhemi Shehu është rikthyer së fundmi sërish në ekranin shqiptar, në moderimin e “Portokalli-së”.

Ndryshe nga mikesha e saj e ngushtë, Arbana Osmani, e cila ndan herë pas here momentet e ngushta familjare me fëmijët e partnerin e saj, Xhemi është më e tërhequr.

Por, ditën e djeshme ajo vendosi të publikojë foto të dy djemve të saj, Martinit dhe Gabrielit, që nga pozat e kapura nga mami janë rritur shumë.

Xhemi i shoqëron fotot me përshkrimin “I pari..”, ku duket Martini dhe “dhe i dyti..”, në pozën ku shfaqet Gabrieli.

Sakaq, ditën e sotme, moderatorja ishte e ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel, ku tregoi për herë të parë se pse nuk publikon foto të fëmijëve të saj.

Jo më larg se dje i nxora dhe nuk e di se çfarë pata. Nuk i kam postuar shumë. Kur ishin më të vegjël kam nxjerrë ndonjë foto me mendimin se rriten e do ndryshojnë, të paktën nuk do njihen e do mbahen mend. Më sëmureshin sa herë i nxirrja në rrjetet sociale, nuk më hanin bukë, iu hipte temperatura. Dhe besoj shumë te kjo energjia. Qoftë për mirë, qoftë për keq ndikojnë tek ta dhe i kam hequr’ – u shpreh Xhemi.