Moderatorja shumë e dashur për publikun shqiptar,  Xhemi Shehu, do të rikthehet sërish në skenën e “Portokalli” si prezantuese, dy vite pas largimit. Ajo do të moderojë në krah të kolegut të saj prej shumë vitesh, Salsano Rrapit.

Sipas “kryefjala”, Xhemi Shehut do të moderojë “Portokalli” së bashku me Salsano Rrapin dhe Fjoralba Ponarin.

Pas disa muajsh thashetheme në tetor të vitit 2020, Xhemi Shehu konfirmoi largimin e bujshëm nga Portokallia asokohe.

“Shuuumë suksese skuadrës ‘Portokalli’ sonte, do të më mungojë shumë puna me ju e sidomos me ty Salsano Rrapi”, shkroi ajo krahas një video në Instagram ku shfaqet krah Salsano Rrapit, me të cilin ka miqësi edhe jashtë televizionit.