Brenda Asnicar është një artistet më të njohura argjentinase në botë. Edhe në Shqipëri, Brenda është bërë e njohur për audiencën vendase përmes serialit ‘Patito Feo‘, ose në shqip ‘Bota e Patit‘, ku ka pasur rolin e Antonelës.
Ajo ka pasur një bashkëpunim së fundmi me një artist shqiptar, i cili është i ri në tregun shqiptar, Art Rushiti.
Arti dhe Brenda kanë sjellë këngën e titulluar ‘Buenos Aires‘ përpara një muaji që ka arritur thuajse 3 milionë klikime në Youtube.
Sakaq, këngëtari shqiptar ka qenë i ftuar të martën në emisionin ‘Shqipëria Live‘ në Top Channel, ku ka folur për këtë këngën dhe bashkëpunimin me artisten argjentinase.
Në një lidhje Skype është futur edhe vetë aktorja, e cila e pyetur se nëse i pëlqen të vizitojë Shqipërinë, ka deklaruar se mezi pret dhe se e ka ëndërr të vijë në vendin tonë. Për shkak të planeve, ajo nuk ka zbuluar një datë, por deklaroi se e ka në plan të vijë.
‘Mezi pres. Kam shumë punë për të bërë. Por e kam plan që të vij, është një nga ëndrrat e mia. Jam kureshtare si natyrë. Më prisni në Shqipëri, pasi do të vij sigurisht‘ – tha artistja argjentinase.
Datë kur do të vij? ‘Nuk mund të them data ende, por e kam në plan që të vij’ – deklaroi Brenda Asnicar në emisionin ‘Shqipëria Live’.