Lucas Vazquez mund të bëhet shumë shpejtë një mundësi e artë në merkato për ekipet e mëdha të Italisë.

Kontrata e lojtarit të Real-it skadon 30 qershorin e ardhshëm dhe negociatat për rinovimin, siç ka shpjeguar AS, kanë ngecur. Përshtypja është se në verë do të vijë lamtumira dhe nuk përjashtohet mundësia e një transferimi në Serie A.

Një nga skuadrat e interesuara për të është Milan-i, që është në kërkim të një lojtari për krahun e djathtë (Dalot do të kthehet tek United) dhe do të flasë me Real-in edhe për situatën e Brahim Diaz.