Big Brother VIP është kthyer tashmë në një fenomen, mjaft të pëlqyer dhe të ndjekur nga shumë shqiptarë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë. Ky program nuk ndiqet më vetëm nga ndjekës të zakonshëm, por edhe nga futbollistët shqiptarë, të cilët përmes postimeve të ndryshme në rrjete sociale, kanë treguar edhe se cili është banori i tyre i preferuar.

E shumica sigurisht që janë fansa të këngëtarit Luiz Ejlli, teksa kjo shihet jo vetëm nga postimet në rrjete sociale, por edhe nga mesazhet që shqiptarët dërgojnë herë pas here në emër të tij në mënyra të ndryshme.

E së fundmi, Luizi është surprizuar nga ylli i kombëtares shqiptare, sulmuesi i Chelsea-t, Armando Broja. Përmes platformës ‘Big Love’ ai dhe familja e tij i kanë dërguar një mesazh mbështetjeje Luizit në shtëpinë e Big Brother.

“Luiz të përshëndesim. Je më i miri. Të ndjekim çdo ditë. Familja Armando Broja Londër”, shkruhej në mesazhin drejtuar këngëtarit të njohur duke nxitur dhe reagimin pozitiv të këtij të fundit.