Gage Gillean është një youtuber i famshëm 17 vjeç me mijëra ndjekës në rrjetet sociale.

Babai i tij Tim, miliarder themelues i një kompanie fondesh private në Dallas (SHBA), është një koleksionist makinash luksoze.

Mes tyre është edhe një Pagani Huayra Roadster ekskluzive me vlerë 3.8 milionë euro, ose më mirë… ishte sepse djali ia ka shkatërruar.

I riu, sipas të dhënave të policisë, duket se ka humbur kontrollin e mjetit të fuqishëm prej pothuajse 900 kuajsh fuqi dhe është përplasur me një pemë.

Fatmirësisht, nuk ka pësuar plagë të rënda, por makina është shkatërruar. Nëse babai pasanik do të dojë të blejë një tjetër, do të duhet të presë sepse duhen 10 muaj për të realizuar një Huayra të re.