Propaganda ruse në lidhje me luftë në Ukrainë po has një pengesë të fortë në rrjetet sociale. Platforma YouTube ka vendosur të heqë nga qarkullimi më shumë se 70 mijë video që publikojnë lajme të rreme në lidhje me atë që ndodh në Ukrainë.

Jo vetëm kaq, por YouTube ka mbyllur edhe rreth 9 mijë kanale apo adresa të rreme ruse, që gjithashtu ishin në krah të Kremlinit. Ato shpërndanin informacione dhe video të rreme në platformën YouTube, ndaj dhe janë mbyllur përfundimisht.

Sipas YouTube, këto kanale kanë shkelur rregullat e kësaj platforme, duke mos thënë të vërtetën, por kanë shpërndarë informacione të komanduara nga qeveria ruse. YouTube u shpreh se është vazhdimisht në monitorim të situatës në lidhje me publikimin e informacioneve për luftën në Ukrainë.

YouTube ka vendosur të fshijë edhe mjaft adresa ruse që përkrahin luftën në Ukrainën, që sipas saj promovojnë dhunën dhe nuk përkrahin paqen.