Zac Efron komenton për herë të parë thashethemet në lidhje me ndryshimin e pamjes së tij fizike, të cilat qarkulluan në internet në vitin 2021.

Fansat e 34-vjeçarit kanë folur për një operacion të mundshëm estetik. Në një intervistë të fundit me Men’s Health, protagonisti i Baywatch zbuloi se ai kishte “thyer nofullën”.

Ylli shpjegoi se aksidenti ndodhi teksa ai po vraponte nëpër shtëpi zbathur, kështu që ai rrëshqiti dhe goditi mjekrën e tij në një shatërvan mermeri.

Nga dhimbja e fortë ndjeu se do t’i binte të fikët dhe, pasi u shërua, nofulla i varej nga fytyra.

Sipas fjalëve të protagonistit të ‘High School Musical’, fytyra e tij duket ndryshe për një arsye specifike: “Muskujt e fytyrës thjesht janë rritur, janë bërë shumë të mëdhenj”.

Dhe për thashethemet që qarkullonin vitin e kaluar ai tha: “Nëse do t’i jepja kaq shumë peshë asaj që njerëzit mendojnë për mua, nuk mund ta bëja këtë punë”.