Amber Kotrri është sot emri më i lakuar në median shqiptare dhe atë botërore.
Vajza që mban një mbiemër shqiptar është nuse në Shqipëri dhe pronare e një butiku të vogël të quajtur “House of Zana” të vendosur në Darlington, në Angli.
Ajo ka arritur të fitojë një betejë ligjore me një nga emrat më të mëdhenj të modës në botë, Zara.
Kompania e modës hodhi në gjyq biznesin e nuses shqiptare, pasi sipas tyre ai ishte identik me ta, duke pasur ngjashmëri në emra mes dy brande-ve, që do të ngatërronte klientët.
Por Amber vendosi ta ndjekë gjyqin dhe të luftonte për biznesin e saj, duke pasur edhe shumë mbështetje nga njerëzit, e në fund edhe nga gjykata që i dha të drejtë, duke e argumentuar si një gjë të parëndësishme.
Amber i vendosi biznesit të saj emrin “House of Zana”, duke e lidhur me emrin shqiptar ‘Zana’ që lidhet me krijesat mitologjike të folklorit shqiptar.
Pasi fitoi gjyqin kundër kompanisë së modës, ajo u shpreh se ky ka qenë një vit jo i lehtë për të, i mbushur me shumë stres, por në fund ia dolën të fitojnë.