Gjatë kësaj të marte, në shtëpinë e Big Brother VIP ka ardhur një zarf i zi, që ka bërë kuriozë jo vetëm publikun, por edhe banorët brenda shtëpisë. Kështu, gjatë prime-t të sotëm, është zbuluar edhe përmbajtja e tij, që lidhej me Olta Gixharin e Xhonatanin.

Pas hyrjes së tij ditën e shtunë, Xhonatan Islami ka dhënë informacione nga jashtë për Oltën, duke thyer një nga rregullat kryesore të programit. Kjo pasi banorët e rinj nuk duhet t’i tregojnë banorëve të vjetër asnjë informacion.

Kështu, Arbana thirri në dhomën e rrëfimit Xhonin, duke i komunikuar edhe vendimin e Vëllait të Madh pas veprimit të tij. “Vëllai i Madh ka marrë si vendim që ti do jesh direkt në nominim”- tha Arbana, ndërsa i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i tij.

Xhonatan ka pranuar vendimin e Vëllait të Madh, ndërsa këtë gjë nuk duhet t’ia komunikojë banorëve të tjerë.