Të gjithë do të donim të kishim një buzëqeshje të bukur, me dhëmbë të bardhë e që shkëlqejnë. Shumë prej nesh mendojnë se kjo gjë arrihet vetëm nëse shkojmë te dentisti, që duhet theksuar, kushton shumë. Por tashmë jo më.

Zbardhja e dhëmbëve mund të arrihet edhe në kushte shtëpie. Vetëm me dy përbërës që i gjeni lehtësisht në shtëpinë tuaj, ju mund të zbardhni dhëmbët tuaj, të cilët do të duken totalisht të bardhë.

Merrni pak sodë buke dhe përziejeni me pastën e dhëmbëve. Më pas, përzierjen vendoseni në një letër alumini dhe me të mbështillni dhëmbët.

Mbajeni për dy orë në gojë, pastaj hiqeni përzierjen dhe lani dhëmbët tuaj.

Kjo është një metodë mjaft efektive dhe rekomandohet të përdoret dy herë në javë. E sigurt është që do të habiteni nga rezultatet që do të arrini.