Një medikament i ri që po testohet për kancerin e kolonit ka lënë mjekët të habitur pasi ka pasu 100 për qind sukses në provat klinike.

Dostarlimab, një ilaç me molekula të prodhuara në laborator që veprojnë si antitrupa zëvendësues në trupin e njeriut, i la studiuesit të habitur pasi të 18 pjesëmarrësit u konsideruan të shëruar një vit pas provës klinike.

Mjekët kryen ekzaminime fizike, endoskopi, skanime dhe nuk ishin në gjendje të gjenin asnjë gjurmë kanceri në trupin e tyre.

Dr Luis A. Diaz Jr. i Qendrës së Kancerit Memorial Sloan Kettering të Nju Jorkut tha se kjo ishte “hera e parë që ndodh në historinë e kancerit”.