Drejtori i AC Milan, Paolo Maldini, ka zbuluar një histori interesante në merkato në lidhje me fushatat e transferimeve ne vere dhe janarin e shkuar. Maldini foli në skenë në Festivalin Sportiv 2022 në Trento dhe ai u pyet për një sërë temash të ndryshme si pjesë e ngjarjes, duke përfshirë vendimin për të mos nënshkruar me askënd duke u ndalur vetem te Marko Lazetic gjatë afatit kalimtar më të fundit të janarit…

“E thashë këtë gjë për Krishtlindje, ne nuk kishim buxhet për merkato: Juventusi nënshkroi me Vlahovic, Interi nënshkroi me Gosens, pastaj u vu në dispozicion një buxhet i vogël. Direkt i telefonova Gordon Singerit: Nuk e dua, ne jemi të fortë ashtu siç jemi. Scudetto filloi që aty”

Maldini u pyet edhe për mënyrën se si u zhvillua afati kalimtar i verës, duke qenë se raportohej se kishte një buxhet prej rreth 50 milionë euro në dispozicion, duke dhënë kështu kufijtë për vetëm një investim të madh, që përfundoi të ishte Charles De Ketelaere.

“Merkato është dinamike. Idetë tona në maj në krahasim me atë që ndodhi në fund nuk ka pothuajse asnjë fije të përbashkët lidhjeje. Në këtë pikë në rrugën tonë, ne nuk duhet të nënshkruajmë me lojtarë mesatarë, por nga një perspektivë shumë e lartë”.

Maldini kishte pranuar tashmë së fundmi se Milani hodhi poshtë një ofertë jozyrtare nga Chelsea për Rafael Leao dhe ai u pyet nëse erdhën oferta të tjera për lojtarët kryesorë që u refuzuan përfundimisht.

“Po. U thashë klubeve të tjera që as të mos shqetësoheshin të paraqiteshin. Theo? E thoni ju (qesh). Ai është një futbollist i nivelit shumë të lartë. Por jo vetëm për të, por edhe për të tjerët klubet qe telefonuan moren refuzim. Ne nuk kemi nevojë për shitje, kostot janë në rregull. Por lojtarët që nuk mund të shiten nuk ekzistojnë më”