Një “thashethem” i mbërritur nga Brukseli ka vënë në lëvizje policinë italiane, e cila ka gjetur në magazinat e AstraZeneca në Frosinone Itali një sasi të madhe vaksinash anti-Covid. Më saktësisht, janë gjetur 29 milionë doza.

Pas lajmit që na mbërriti dërguam policinë dhe gjetëm dy sasi të mëdha vaksinash”, tha kryeministri i Italisë, Mario Draghi. Inspektimi i policisë ndodhi në magazinën Catalent në Agnani të Frosinone, ku dhe u zbulua sasia e madhe e dozave.

Bashkimi Europian nuk ishte në dijeni të kësaj sasie, por deklaroi se nuk i dilnin llogaritë me vaksinat e blera. Kompania farmaceutike u shpreh se 13 milionë nga këto doza janë pjesë e programit Covax, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Ndërsa 16 milionë dozat e tjera janë për Bashkimin Europian.

Mësohte se një pjesë e dozave të vaksinës anti-Covid të zbuluara në magazinë janë dërguar në Belgjikë, në zyrat qendrore të AstraZeneca.

Magazina ku u gjeten dozat e AstraZeneca