Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga “Sunny Hill Festival”, janë zbuluar edhe emrat që do të performojnë në Prishtinë.

Faqja zyrtare e festivalit në Instagram ka prezantuar edhe listën e të gjithë me 52 artistë shqiptarë e të huaj që do të jenë pjesë e tij, teksa rikthehet pas dy vitesh për shkak të pandemisë.

Dua Lipa, J Balvin dhe Skepta do të jenë artistët kryesorë të festivalit në kryeqytetin e Kosovës.

Vetë këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa konfirmoi përpara disa ditësh pjesëmarrjen e saj në festivalin e madh që do të mbahet në Kosovë, si edhe për herë të parë edhe në Tiranë.

“Sunny Hill Festival” do mbahet në Prishtinë, në data 4, 5, 6 dhe 7 gusht 2022. Ndërsa, një edicion i veçantë do të mbahet në fund të muajit gusht edhe në Tiranë më 26, 27 dhe 28 gusht. Artistët që do performojnë në Shqipëri ende nuk janë konfirmuar.

Më poshtë lista e plotë e artistëve që do të jenë pjesë e “Sunny Hill Festival 2022”:

Dua Lipa, J Balvin, Diplo, Skepta, AJ Tracey, Mahmood, Regard, Burak Yeter, Adrian, Art Haliti, Azet, Art Lokaj & Eros, Bookie,Caboo, Cozman, Dhurata Dora, DJ Bannzz, DJ First, DJ Floë, Edon, Elvana Gjata, Emir Taha, Erno, Fattizzle, Galoski, Ghetto Geasy, Jimpong & Friends, Kamal, Kida, Kreshnique, La Fazani, Labi Ramaj, Ledri Vula, Lekë, Liburn, Lluni, Lumi B, Lyrical Son, MC Kresha, Nush, Onat, Romeo Blanco, Rrrron, Sahati, Sancet, Semi, Sytë, Vertigeux, Yll Limani, Yon Idy, Zuna, Zwada.