Plot 26 këngë do të konkurrojnë në Festivalin e 61-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Por kush do të jenë këngëtarët që do të performojnë? Ndër emrat e njohur që konkurrojnë janë Fifi, Rovena Dilo, Elsa Lila etj.

Njoftimi i RTSH:

RADIO TELEVIZIONI SHQIPTAR – Komisioni përzgjedhës i këngëve, pasi dëgjoi dhe vlerësoi të gjitha këngët konkurruese për pjesëmarrje në Festivalin e 61 të Këngës në RTSH,

VENDOSI: Të përzgjedhë dhe të kualifikojë në cilësinë e këngëve pjesëmarrëse konkurruese në Festivalin e 61 të Këngës në RTSH, këngët me titujt, me autorët e kompozimit muzikor dhe të tekstit, si dhe me artistët interpretues, në cilësinë e këngëtarit, si më poshtë:

2 Farm -Atomike; Alban Kondi & Lorela Karoshi -Melodi; Albina Kelmendi -Duje; Anduel Kovaçi -Malli; Arsi Bako -Sonte dua të jem me ty; Melodajna Mancaku -Gjysma e zemrës sime; Elsa Lila -Evita; Enxhi Nasufi -Burrë; Erma Mici -Kozmosi i dashurisë

Evi Reçi -Ma kthe; Fabian Basha -Një gotë; Fifi -Stop; Franc Koruni -Në pritje; Genti Hoxha -Ajër; Gjergj Kaçinari -Dje; Luna Causholli -Jetën ta fal; LYNX -Nëse ke besim; Manjola Nallbani -Dua; Permit of Stay -Fobia

Petrit Çarkaxhiu- Emri yt mirësi; Rezearta Smaja -N’Eden; Rovena Dilo -Motit; Sara Kapo -Para teje; Serxhio Hajdini -Vështirë; Urban Band -Në çdo hap; Vanesa Sono -Aroma jonë