Festivali Sportiv i Trentos vazhdon në praninë e shumë personaliteteve të rëndësishme. Veprimtaria e organizuar nga La Gazzetta dello Sport, dje priti edhe Paolo Maldinin, drejtorin teknik dhe flamurin e madh të Milanit.

Ish-mbrojtësi ka folur per tema të ndryshme dhe duke iu përgjigjur shumë pyetjeve. Ekziston një në veçanti, përmbajtja dhe përgjigja e të cilit ia vlen të dihet. Javët e fundit ka bërë bujë oferta e refuzuar nga Milan për Rafael Leaon.

Konkretisht, ka qenë Chelsea që ka dalë perpara për portugezin, duke ofruar një shifër të ngjashme me 80 milionë euro në fund të merkatos. Përgjigja nga klubi kuqezi dhe drejtuesit e tij ishte e qartë. Aktualisht, Rafaeli nuk është prekur!

Dhe pikërisht në këtë kontekst është marrë në pyetje Paolo Maldini. Në veçanti, drejtori teknik i Milanit është pyetur nëse përveç asaj për Leaon, ka pasur oferta për lojtarë të tjerë që janë refuzuar nga klubi.

Pa shumë habi, fjalët e Paolo Maldinit tregojnë se po, Milani refuzoi ofertat për lojtarë të tjerë në merkaton e fundit: “Po, dhe ka pasur një “as mos u shfaqni fare”. Maldini u pyet nëse lojtari në fjalë ishte Theo Hernandez. Paolo mbeti i paqartë duke prere shkurt me te qeshur: “E thua t’i…”.

Sipas lajmeve te fundit, ne fakt, flitet se per Theo Hernandez ka pasur dy oferta qe kane mberritur nga Premier League dhe Ligue 1. Ne France, natyrisht, emri eshte ai i PSG qe ka qene gati te beje oferte serioze dhe madje shume te larte, por Milani ska degjuar nga ajo ane… Ne Premier, klubi ne fjale ka qene Chelsea, qe pasi mori refuzim nga Maldini, blene Cucurella nga Brighton per 65 mln euro.