Sunny Hill Festival është një festival i përvitshëm ndërkombëtar i muzikës që zhvillohet ne Prishtinë, Kosovë, i organizuar nga Dua Lipa dhe babai i saj Dukagjin Lipa. E planifikuar të zhvillohet çdo vit, edicioni i vitit 2020 u anulua për shkak të pandemisë së sëmundjes koronavirus 2019 (COVID-19).

Por, ndryshe nga vitet e tjera, “Sunny Hill Festival” do të zhvillohet në Tiranë. Ky lajm bëri bujë këto ditët e fundit, mirëpo së fundmi thuhet se ky organizim gjigant mund të sjellë shumë përfitime, duke kaluar shifrën e 50 milionë eurove në ditë.

Dukagjin Lipa, babai i Dua Lipës, është shprehur se Tirana do të ketë shumë përfitime. Vetëm herën e fundit, në Prishtinë, janë përfituar plot 23 milionë euro për imazhin e vendit.

“50 për qind e pjesëmarrësve në ‘Sunny Hill Festival’, në çdo edicion kanë ardhur nga jashtë Kosovës, nga më shumë se 40 vende të ndryshme të botës, që do të thotë jo vetëm më tepër promovim për vendin, por edhe të ardhura plus për rezervimet e ndryshme të të huajve”, tha ai.

Biletat nisin nga 70 euro e deri në 250 euro. Kjo e fundit është për zonën VIP, prandaj kushton më shumë. Thuhet se bizneset e vogla mund të gjenerojnë mjaft të ardhura. Vetëm në vitin 2019, në koncertin madhështor pati 60 mijë të pranishëm jo vetëm shqiptarë por edhe të huaj.

Më herët, faqja zyrtare e “Sunny Hill Festival” publikoi dhe njoftimin zyrtar. “E njëjtat data, e njëjta përvojë e bukur, vendndodhja e ndryshme!

Këtë gusht (për shkak të vonesave nga autoritetet në sigurimin e licencave të nevojshme për vendndodhjen), jemi të detyruar të shkojmë në Tiranë. Ne duam të informojmë të gjithë ata që kanë blerë bileta se biletat e tyre janë të vlefshme për Sunny Hill Festival 2022 – Tirana Edition, ndërsa ata që nuk mund të marrin pjesë në Festivalin në Tiranë, do të mund të rimbursojnë biletat e tyre. (Dritarja e rimbursimit do të hapet nga 1 korriku deri më 15 korrik)