Yndyra në ushqimin e shpejtë shkakton grumbullimin e kolesterolit në arterie, gjë që çon në inflamacion dhe dhimbje kyçesh, duke i bërë njerëzit më të ndjeshëm ndaj dhimbjes. Është vërtetuar mirë se mbipesha, ose ngrënia e ushqimeve të shpejta për një kohë të gjatë, mund të çojë në dhimbje kronike, por studiuesit tani thonë se duhen vetëm disa vakte për të shkaktuar dëme.

Një studim në minj zbuloi se yndyra e ngopur në gjak lidhet me receptorët e qelizave nervore që çojnë në inflamacion, duke imituar simptomat e dëmtimit nervor. Ky efekt u pa pas vetëm tetë javësh të një diete me yndyrë të lartë, por jo me kalori të mjaftueshme për t’i bërë brejtësit mbipeshë.

Dr. Michael Burton, asistent profesor i neuroshkencës në Universitetin e Teksasit, tha: Ky studim tregon se njeriu nuk duhet të ketë diabet ose një gjendje tjetër ose të lëndohet për të pasur dhimbje. Një dietë e pasur me yndyrë për një periudhë të shkurtër kohe është e mjaftueshme. Një dietë e ngjashme me atë që ndjekin shumica e amerikanëve në një moment të jetës së tyre.

Studiuesit krahasuan efektin e dietave të ndryshme në dy grupe minjsh gjatë një periudhe prej tetë javësh. Njëri grup hante ushqime normale, ndërsa tjetri ushqime me yndyrë të lartë që nuk do të çonin në obezitet. Duke parë yndyrën e ngopur në gjakun e tyre, ata zbuluan se minjtë që ushqeheshin me një dietë të pasur me yndyrë kishin nivele më të larta të acidit palmitik.