Dy muaj pas fillimit të ofensivës ruse në Ukrainë, konflikti vazhdon me disa fronte të hapura, si nga përballja ushtarake, ashtu edhe nga sfera politike me sanksionet e vendosura nga Perëndimi, krahas negociatave me delegacionin ukrainas për të arritur një marrëveshje përfundimtare.

Ndërkohë, presidenti rus, Vladimir Putin, nuk ndalet me objektivat e tij në shtetin fqinj. Ai ndjek nga Kremlini gjithçka që ndodh në Ukrainë. Paralelisht, familja e tij ndodhet në një bunker mijëra kilometra larg Moskës, konkretisht në Republikën Altai, në jug të Siberisë dhe pranë kufijve me Mongolinë, Kinën dhe Kazakistanin.

Një vendim i miratuar nga vetë Putini me synimin për të mbrojtur njerëzit e tij më të afërt nga një skenar hipotetik në të cilin mund të fillonte një lu*të bërthamore. Këtë e ka konfirmuar profesori dhe politologu rus, Valery Solovei.

Familja e tij u sistemua në një bunker të posaçëm të përgatitur në rast sulmi bërthamor, që ndodhet në Republikën e Altait. Në fakt, nuk është një bunker, por një qytet i tërë nëntokësor, i pajisur me komoditetet më të fundit shkencore dhe teknologjike.

Bunkeri është krijuar dhe hapur nga kompania energjetike Gazprom 10 vite më parë, ndodhet pranë një liqeni në mes të natyrës. Ai ndodhet nën një shtëpi luksoze fshati në kompleksin “Altayskoye Podvorie” dhe ka një nënstacion elektrik me fuqi rreth 110 kilovat.

Në bunker, përveç gruas së tij aktuale, Alina Kabaeva, thuhet se gjenden edhe dy vajzat, Maria e Katia. Në këtë mënyrë, Putini i ka zhvendosur të afërmit e tij në këtë bunker, larg konfliktit. Një aspekt që deri tani kishte kaluar krejtësisht pa u vënë re, duke pasur parasysh informacionet e pakta për gjendjen personale të presidentit.

Valery Solovei nuk është i panjohur për Vladimir Putin. Vite më parë, ai shërbeu si anëtar i Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Moskë (MIGIMO). Ai u arrestua në vitin 2020 për zbulimin se presidenti rus vuante nga një sëmundje.

Vendimi për ta transferuar familjen e tij në këtë kompleks vjen pasi Putin ka riorganizuar strategjinë në Ukrainë, duke u fokusuar në sigurimin e dominimit mbi Donbasin. Nga ana tjetër, kjo lëvizje vjen në një kohë kur negociatat mes Ukrainës dhe Rusisë vazhdojnë me synimin për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.