Gërhitja është një problem shumë i madh për shumë njerëz në botë. Shkaqet e gërhitjes janë të shumta, teksa dihet që gërhitja më e shpeshtë vjen si pasojë e problemeve me rrugët e frymëmarrjes.

Duket se së fundmi ekspertët kanë gjetur ilaçin e gërhitjes. Ata këshillojnë që të gjithë personat që vuajnë nga ky problem, të bëjnë ushtrime të frymëmarrjes, në mënyrë që të hapen rrugët e frymëmarrjes.

Vetëm katër përbërës mjaftojnë për të përgatitur ilaçin magjik që i shpëton njerëzit që gërhasin shumë kur flenë gjumë.

Një gjysmë limoni, dy mollë, dy karrota dhe pak xhenxhefil janë përbërësit e këtij lëngu. Të gjithë këto përbërës, duke i vendosur në një blender dhe duke i shtuar pak ujë do të krijojnë lëngun magjik që do t’ju shpëtojë.

Xhenxhefili hap rrugët e frymëmarrjes dhe duke u kombinuar me karrotën dhe mollën krijon një efekt të dobishëm në trupin e njeriut. Këshillohet që lëngu të pihet disa orë përpara gjumit.