Në Botsvanë, në Afrikë, është gjetur një diamant 1.098 karat, që konsiderohet si i treti më i madh në botë. Guri i çmuar është treguar për mediat nga presidenti i vendit, Mokgweetsi Masisi, dy javë pasi është zbuluar nga kompania e gjetjes së diamanteve Debswana.

Kjo e fundit bashkëpunon me qeverinë e Bostvana dhe kompaninë e gurëve të çmuar dhe atyre minerale, De Beers. Ky shtet është lider në botë në prodhimin e diamantëve dhe gurëve të çmuar.

Diamanti më i madh në botë është zbuluar në vitin 1905 dhe është 3.106 karat, gjetur në Afrikën e Jugut. Ndërsa në vendin e dytë është një diamant 1.109 karatësh, gjetur në vitin 2015 po në Botsvana.