Parku i lojërave i Babagjyshit të Vitit të Ri në Rovaniemi, Finlandë, është gati të përdoret në rast të një sulmi rus. Struktura, që çdo vit vizitohet nga dhjetëra mijëra njerëz, është ideuar që në fillimet e viteve 90-të që të mund të kthehej në një strehim kundër bombave.

Ndërtesa mund të mbajë deri në 3.600 persona dhe brenda saj ka gjithçka që mund të duhet në rast emergjence. Bëhet fjalë për një nga 50 mijë strehimet brenda kufijve të Finlandës të ndërtuar pas dy luftërave kundër Bashkimit Sovjektik gjatë luftës së dytë botërore.

Pushtimi i Ukrainë nga ana e Moskës dhe kërkesa për t’iu bashkuar Nato-s nga ana e Helsinkit, kanë kthyer luftën në qendër të diskutimeve.

Për këtë arsye, sipas shumë njerëzve, struktura të këtij lloji duhet të shoqërohen me zhvillimin ushtarak të vendit nordik, për të qenë gati për çdo rastësi.

Megjithatë, siç ka thënë Tomi Rask, zyrtar për planifikimin e emergjencave, “besoj se asnjë komb nuk është gati për një luftë në asnjë moment: ose përballesh me të ose nuk e bën”.