Getinjo është një emër mjaft i njohur në tregun muzikor. Së bashku me vëllain e tij, Mozzik, ata janë prej vitesh pjesë e muzikës, duke sjellë shumë hite e duke korrur shumë sukses.

Getinjon jemi mësuar ta shohim shumë të rezervuar sa i përket jetës private dhe tepër të fokusuar te muzika. Por ngjarja e fundit në Kosovë, ku një vajzë 11 vjeçare u dhunua nga 5 djem i ka prekur të gjithë, përfshirë edhe Getinjon.

Përmes një postimi në rrjete sociale, reperi ka publikuar një foto me prindërit dhe vëllain e tij, Mozzik. Krahas fotos, ai falenderon prindërit e tij për të gjithë sjelljen që kanë sot, këshillat që i kanë dhënë dhe dashurinë e respektin.

“Sa i përket muzikës, ndjekim trendet botërore dhe shpesh paragjykohemi! Po sa i perket jetës private dhe sjelljes me njerëzit e kemi ndjekur gjithmonë fjalën e babës dhe nënës. Faleminderit Babë dhe Nënë që na keni këshilluar dhe na keni mësuar gjithmonë se ça është respekti dhe dashuria. Ju përshëndes!”- shkruan Getinjo në rrjete sociale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jimmy 😎 (@getinjo)