Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri, foli për Sky Sport për humbjen e pësuar ndaj Napol-it në shtëpi me këto fjalë:
“Më duket se ka shumë pak për të komentuar, ka pasur edhe një faull në golin e tyre të parë sepse Kim shtyn Luis Alberton. Ose arbitrat janë të dobët ose ka një zgjidhje B që është më shqetësuese.
“Arbitrat kanë qenë të njëanshëm që nga fillimi i sezonit dhe na e tregojnë këtë sepse ka shumë të verdhë kundër nesh, përgjegjësi i arbitrave duhet të marrë masa.
“Ne ishim në vështirësi të mëdha në fillimin e pjesës së dytë, por pastaj u rritëm dhe mund të kishim barazuar, Napoli mund ta fitonte edhe në një mënyrë tjetër, por në këtë mënyrë na zemëron pak.
“Napoli? Më bën përshtypje të shoh skuadrën pa Lorenco dhe Ciro, kanë mbetur pak nga ata që luanin në kohën time. Kam kujtime të mrekullueshme nga Napoli dhe një të keqe që lidhet me presidentin që prezanton Ancelottin pa më thënë asgjë. Ky mbetet një kujtim i keq, nuk kam folur kurrë me presidentin sepse ai ka gjithmonë të drejtë”.