Adam Dodd, një futbollist i klubit të Northern Premier League FC United of Manchester, ka zbuluar se e dashura e tij i ka shpëtuar jetën pas një arresti kardiak të pësuar natën e 3 qershorit.

Mbrojtësi i krahut 29-vjeçar ka qenë një nga të preferuarit e tifozëve që nga momenti që i është bashkuar klubit në 2019-ën nga Bamber Bridge.

Adam Dodd ka shpjeguar tani në një letër të hapur të shkruar për tifozët e FC United of Manchester se reagimi i të dashurës dhe ndërhyrja e shpejtë e mjekëve i kanë shpëtuar jetën.

“Më 3 qershor, jeta ime është kthyer përmbys”, nis letra e Dodd. “Shkova në krevat si zakonisht me të dashurën time dhe, rreth dy orë më vonë, ajo është zgjuar nga zhurmat që po bëja unë gjatë arrestit kardiak.

“Zemra ime kishte ndaluar dhe po vdisja. Fatmirësisht, ajo më dëgjoi, i telefonoi urgjencës dhe më bëri masazh kardiak deri sa erdhi ambulanca 16 minuta më vonë.

“Nëse nuk do të më ishte bërë masazh kardiak, do të kisha vdekur ose do të kisha pësuar vdekje klinike. Shanset për t’i mbijetuar një arresti kardiak jashtë spitalit janë 3%.

“Jam shumë më fat që jam gjallë dhe dua t’i bëj njerëzit të vetëdijshëm për rëndësinë e masazhit kardiak dhe defribilatroët publik dhe si të përdoren këto sepse kjo mund t’i shpëtojë jetën dikujt”.