Ish-lojtari i Interit, Walter Zenga, foli kështu në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, duke iu referuar derbit të sotëm të Madoninës: “Milani është rikthyer si protagonist. Vitet e fundit, Interi dhe Milani kanë fituar nga një kampionat secili.

Pastaj Interi ka luajtur edhe një finale të ‘Europa League’, fitoi një Kupë Italiane dhe një Superkupë Italiane. Qyteti është sërish në qendër të futbollit italian.

Si vjen Interi në këtë derbi? Mungesa e Lukakut peshon, ai mund të ishte një burim sulmi në thellësi të konsiderueshme. Pra, mungesa e belgut është një disavantazh i vogël për Interin.

Romelu nuk mund të diskutohet si një terminal sulmues, ai të jep forcë dhe thellësi. Së bashku me Lautaron formon një nga çiftet më të mira sulmuese në botë”.

A është fiziku i Dzekos më i mirë se shpejtësia e Correas? Duke pasur parasysh rrugën e sezonit të kaluar, mund të mendojmë se Inzaghi do të zgjedhë Dzekon me Lautaron, sepse ata ishin çifti që luajtën më shumë. Por vetëm trajneri mund të vendosë se kush është më i përshtatshmi sot”.

Duke u ndalur edhe tek duelet e ndeshjes, Zenga shtoi: “Si ishin derbet e mi? Nga njëra anë ishte Brehme ndaj Donadonit, sot Dumfries ndaj Theo, ose Barella ndaj Tonalit. Derbi ka qenë gjithmonë shumë sfida në të njëjtën supersfidë, por më pas çdo skuadër ka cilësitë dhe prioritetet e veta.

Milani mund të ketë qenë pak më cilësor në lojë, ndërsa Interi, pavarësisht se ka cilësi, ka qenë gjithmonë më fizik. Tek Interi spikasnin ljtarët argjentinas dhe gjermanë, ndërsa te Milani brazilianët dhe holandezët.

Dueli vendimtar sonte? Dumfries-Theo është një nga duelet më të bukura në të gjithë kampionatin, por jam i intriguar edhe nga sfida cilësore mes De Ketelaere dhe Calhanoglu”.