Kim Kardashian dhe Pete Davidson nuk janë më bashkë! Pas 9 muajsh së bashku, çifti ka vendosur t’i japë fund lidhjes, sipas asaj që raportojnë mediat e huaja.

Sipas DailyMail, burime për median britanike thonë se çifti kanë vendosur të jenë thjesht shokë.

Arsyeja se pse marrëdhënia e tyre nuk mund të vazhdojë më duket se vjen për shkak edhe të orareve dhe largësisë nga njëri-tjetri.

26-vjeçari Davidson ndodhet prej disa kohësh në Australi ku është i angazhuar me xhirimet e filmit të tij, ndërsa Kim Kardashian është në Amerikë.

Çifti nisi romancën e tyre në muajin tetor të vitit të kaluar. Ata kishin në plan edhe të jetonin së bashku dhe të bëheshin prindër.