35 vjet nga shpërthimi që shkaktoi katastrofën e madhe bërthamore, çentrali nuklear i Chernobyl në Ukrainë po trondit sot sërish botën. Reaktori nr.4 rikthehet të shqetësojë me disa probleme që kanë nisur të evidentohen.

Instrumentet e kontrollit kanë regjistruar disa çarje (ndarje apo rrjedhje) bërthamore. Një “zgjim” ky i reaktorit që alarmon edhe një herë ekspertët. Njoftimi erdhi nga revista “Science”, e cila citon disa shkencëtarë, duke deklaruar se shkaku nuk është ende i qartë.

Situata është njësoj si prushi në një barbeky“, thotë Neil Hyatt, kimist i materialeve bërthamore në Universitetin e Sheffield, në artikullin e botuar nga “Science”. Shkencëtarët ukrainas po punojnë për të përcaktuar nëse reagimet e reaktorit do të zhduken vetë apo do të kërkohet një ndërhyrje të jashtëzakonshme për të shmangur një aksident tjetër.

Sensorët po monitorojnë një numër në rritje të neutroneve, sinjal i një rrjedhje“, tha Anatolii Doroshenko i Institutit për Sigurinë e Termocentraleve Bërthamore (ISPNPP) në Kiev, gjatë një ballafaqimi mbi çaktivizimin e reaktorit.

Ka shumë pasiguri, por ne nuk mund të përjashtojmë mundësinë e një aksidenti. Numri i neutroneve ngadalë po rritet“, tha Doroshenko, që sqaron se kjo është një shenjë që do të duhen vite për të kuptuar se si të ndërhyhet.