Toka përjetoi një zhdukje masive që ndodhi para pesë të tjerave që sipas ‘National Geographic’ shënuan periudhat gjeologjike Ordovician (443 milion vjet më parë), Devonian i Vonë (372 milion vjet më parë), Permian (252 milion vjet më parë), Triasik ( 201 milion vjet më parë) dhe Kretake (66 milion vjet më parë).

Për këtë janë të bindur gjeologët e Institutit Politeknik të Virxhinias dhe Universitetit Shtetëror, i njohur edhe si Virginia Tech, autorë të një studimi sipas të cilit zhdukja e parë e madhe masive ndodhi në Edilerico, rreth 550 milionë vjet më parë.

Kjo do të demonstrohej nga ndryshimet e papritura në biodiversitetin e zbuluar duke ekzaminuar sasinë e madhe të të dhënave të mbledhura mbi fosilet nga ajo periudhë.

Një ngjarje që sipas studiuesve çoi në vdekjen e 80% të kafshëve që ekzistonin në atë kohë për shkak të një rënie globale të oksigjenit, pasojë e një ndryshimi klimatik që mund të ishte shkaktuar nga shpërthime të shumta vullkanike, nga lëvizja e pllakave tektonike, nga ndikimi nga një asteroid ose nga diçka tjetër.

Ndërkohë, ajo që duket të jetë një ‘mesazh’ për të tashmen është e qartë, pasi studiuesit shpjegojnë duke kujtuar se shumica e zhdukjeve masive u shkaktuan nga ndryshimet klimatike të ngjashme me ato aktuale.