Në Norfolk, Angli, është gjetur një burrë në moshë të mesme, në dukej i dehur, që flinte mbi çatinë e një makine i veshur vetëm më mbathje dhe çorape.
Zbulimi është bërë i mundur falë telekamerave të sigurisë me qark të mbyllur të banesës së një rezidenti, që ka ka dëgjuar zhurma të çuditshme gjatë natës.
Në fillim kishte menduar se bëhej fjalë për ndonjë festë, por më pas ka vendosur të shikojë imazhet e filmuara gjatë natës nga telekamerat.
“Pasi kam dëgjuar pak zhurmë dhe kam parë disa copa xhami në dyshemenë e kopshtit, kam parë filmimet e telekamerave për të zbuluar çfarë kishte ndodhur.
“Dhe kam parë këtë individ të shtrirë sipër makinës që fliten gjumë”, ka thënë personi në një intervistë të dhënë për të përditshmen britanike The Sun.