Këngëtarja e famshme Britney Spears, tashmë 40 vjeç, ka postuar një tjetër foto në rrjetet sociale, ku është krejtësisht e zhveshur. Ajo ka përdorur disa ikona (emoji) për të mbuluar pjesët intime si dhe ka vendosur duart mbi gjoks. Këtë gjë ajo e ka bërë disa herë gjatë kohëve të fundit.

Foto pa çensurë nga ana e vetë këngëtares, që kujton trupin e saj para setë mbetej shtatzënë. “Foto nga hera e fundit që kam qenë në Meksikë, para se brenda meje të ishte një fëmijë”, shkruan këngëtarja e njohur, që ka mbetur për herë të parë shtatzënë kur ishte 28 vjeçe (ka dy fëmijë).

Duket se Britney Spears tashmë ndihet tërësisht e lirë, në çdo drejtim, që kur fitoi të drejtën e administrimit të pasurisë së saj, për të cilën dikur kujdesen babai i saj. Këngëtarja poston vazhdimisht foto nudo, duke befasuar e magjepsur fansat e saj me foto “hot” të dikurshme, duke premtuar surpriza të tjera në të ardhmen.