Olsi Bylyku është një nga aktorët më të dashur. Edhe pse shumë i ri në moshë, Olsi ia ka dalë të bëjë për vete shumë fansa dhe të bëhet një nga më të pëlqyerit me humorin e tij.
Aktori është shumë aktiv në rjete sociale, ku së fundmi ka treguar se po merret me xhirimet e një filmi.
Mirëpo sot, atij i është dashur të lërë terrenin për shkak se një nga njerëzit e tij të dashur është ndarë nga jeta. Olsi ka bërë me dije se gjyshja e tij ka ndërruar jetë, lajm që e ka trishtuar pa masë aktorin.
Ka qenë vetë ai që e ka shpërndarë këtë lajm në Instagram, ku shprehet se nuk do ta harrojë kurrë gjyshen e tij, ndërsa uron që ajo të jetë pjesë e parajsës dhe të gëzojë ëngjëjt.
“Veç gëzim na dhe o Ije dhe kurrë në jetë nuk të harrojmë. Qofsh e xhehnetit dhe tani gëzoji engjëjt siç na gëzoje ne me çdo batutë tënden” – shkruan i trishtuar Bylyku në Instagram.