Zidane ka dalë në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së radhës në Spanjë. Dy golat e Jovic sapo zbarkoi tek Eintracht kanë hapur debatin për lojtarët e huazuar. Trajneri francez e ka bërë të qartë se në rastin e serbit, si Achraf apo Reguilón, më e mira është kërkuar, duke ngulmuar se nuk është e njëjta gjë të luash për Real Madridin dhe një klub tjetër. Zidane nuk do të jetë në gjendje të llogarisë Carvajal dhe Rodrygo, të dy të dëmtuar, por shërohet Varane.

 Premiera e “Copa del Reey”: “Unë mendoj se nuk është një ndeshje sa për të kaluar radhën, sepse ne pamë atë që sapo bëri kundërshtari. Ne e dimë se çfarë po ndodh”.

Alaba: “Unë e kuptoj pyetjen tuaj, sepse do të më pyesni për një lojtar që nuk është imi, por ajo që më intereson është ndeshja e nesërme. E kuptoj se doni të flas për shumë gjëra, por më vjen keq. Si trajner jam i interesuar vetëm për ndeshjen e nesërme”.

Vargu i humbjeve në Kupë: “Nuk e di pse, Kupa është e tillë në të gjitha vendet. Duhet të jesh i përgatitur, sepse nuk ka skuadra të lehta”.

Iluzion për Kupën: “Real Madridi synon të fitojë çdo garë. Punojmë ita-ditës për këtë. Ama, në futboll nuk mund të fitoni gjithmonë, por përgatitemi për këtë. Faleminderit që më tregoni se nuk e kam fituar Kupën, kjo është arsyeja pse kam iluzione për fitimin e saj”.

Nëse do t’i thoshte “po” Mbappé: “Më vjen keq, unë tashmë thashë të njëjtën gjë për Alaba. Më vjen keq, problemi im është ndeshja e nesërme”.

I lodhur nga kritikat: “Pavarësisht nëse lodhem apo jo, kjo do të vazhdojë. Në futboll, vetëm një skuadër nga të gjitha ato që marrin pjesë, mund të fitojë dhe trajneri humbës sulmohet gjithmonë, pa parë se gjithashtu ka punuar shumë. Jo vetëm trajnerët punojnë, ka shumë gjëra pas një ekipi dhe një klubi. Sigurisht që ne duam të fitojmë, por në fund ka shumë gjëra që ndikojnë. Kritikat nuk më ndalojnë që të vazhdoj me punën time. Na ka ndodhur gjithmonë në të kaluarën. Real Madridi gjithmonë reagon dhe ne do të përpiqemi ta ndryshojmë situatën”.

A shqetësohet që Ramos dhe Lucas nuk po rinovojnë: “Nuk kam asnjë lidhje me këtë. Sergio dhe Lucas kanë qenë lojtarë të Real Madridit për një kohë të gjatë. Ata janë gjithmonë të gatshëm dhe të përqendruar. Pjesa tjetër do të shihet në të ardhmen”.

Dy golat e Jovic: “Jam i lumtur për të, më pëlqen që shënoi. I uroj atij dhe të gjithëve më të mirën”.

Odriozola mund të largohet tani: “Gjithçka mund të ndodhë deri më 31 janar. Shikoni Jovic. Sidoqoftë, i dua shumë të gjithë lojtarët e mi dhe do të besoj te të gjithë. Pastaj, nëse diçka do të ndodhë, do ta shohim”.

Nëse lojtarë të mëdhenj si Mbappé luajnë atje ku duan, siç tha Ronaldo Nazario: “Në fund të fundit, po, mendoj se është kështu, siç tha Ronaldo. Unë mendoj të njëjtën gjë, por të gjithë kanë një kontratë dhe nuk është mirë të përfshihen në gjërat e lojtarëve. Sidoqoftë, unë mendoj të njëjtën gjë”.

Largimi i Reguilón, Achraf: “Është gjithmonë faji im, si gjithmonë. Gjëja e lehtë është të thuash që trajneri është fajtor. Real Madridi është mision i vështirë, unë e kam jetuar edhe si lojtar”.

Rasti i Hazard: “Procesi i tij ka qenë i gjatë dhe i rëndë. Unë nuk dyshoj te Hazard për asnjë sekondë. Duhet të pranojë kritikat dhe të ulë kokën në stërvitje. Ai është i gatshëm të durojë, po stërvitet mirë dhe dëshiron të japë maksimumin. E përsëris, nuk dyshoj tek ai për asgjë. Do ta shohim së shpejti”.