Ndryshe nga netët e tjera, në spektaklin e kaluar nominimi u krye në dhomën e ndenjes dhe jo në atë të rrëfimit, ku banorët duhet të shpëtonin një konkurent, dhe katër persona që përmendeshin të fundit, kalonin në nominim.

Gjithçka ndodhi në pak sekonda, ku lideri i shtëpisë Armaldo, zgjodhi Kiarën dhe më pas të gjithë banorët e tjerë bënë zgjedhjen e tyre.

Luizi, Armaldo dhe Kristi, duke biseduar mbrëmjen e kaluar e rihapën edhe një herë si temë ‘zinxhirin’.  Ishte Luizi ai që pyeti Kristin se nëse do e kishte ai në dorë diçka të tillë, kë do të shpëtonte.

Kristi tha se momentalisht do të zgjidhte Armaldon, por nëse këtë vendim do ta merrte pas një muaji, gjërat do ndryshonin deri atëherë, dhe nuk ka një emër konkrekt.