Një zjarr që ka përfshirë mbrëmjen e djeshme Top Mountain Crosspoint në Hochgurgel (Tirol të Austrisë) ka patur pasoja të rënda, pasi janë shkatërruar 230 motorë të kohës dhe rreth 100 makina të vjetra, që ishin ekspozuar në këtë muze.

Ky muze është inauguruar në vitin 2016 nga vëllezërit Alban dhe Attila Scheiber.

Edhe pse ndërhyrja e zjarrëfikësve ka qenë e menjëhershme, duke mbërritur në vendgjarje që në orën 5 të mëngjesit, zjarri ka përpirë të gjithë muzeun, duke shkatërruar gjithçka që ishte brenda.

Sipas pronarëve, dëmi kap vlerën e disa milionë eurove, pasi bëhet fjalë për motorë dhe makina unike, që janë prodhuar mbi 30 vite më parë dhe kanë bërë epokë.

Muzeu ishte më së shumti prej druri, i ndërtuar në mal. Zjarrëfikësit kanë përdorur edhe ujin e disa pishinave aty pranë, por nuk ka qenë e mundur shuarja e flakëve. Ata shpëtuan restorantin dhe disa struktura turistike që ishin pranë muzeut.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërkohë që policia po heton.