Po luhej Nautico-Vera Ceuz, një ndeshje e vlefshme për kampionatin rajonal brazilian në rajonin e Pernambuco. Ndërsa lojtarët vendas ishin duke sulmuar në kërkim të golit, gjyqtari pikasi diçka në tapetin e blertë. Një zog kilian (me emrin shkencor “vanellus chilensis”, ose thjesht “quero-quero” për amerikano-jugorët) kishte vendosur ta përdorte terrenin e fushës së lojës si një “çerdhe”: Zogu kishte vënë një vezë në atë që padyshim kishte të gjitha kushtet për të qenë fole e improvizuar, pa e ditur se 22 futbollistë do të vraponin në fushë para dhe mbrapa, duke rrezikuar t’i shtypnin.

Prania e vezës dhe zogut në tapetin e blertë bëri që loja të ndërpritet përkohësisht. Arbitri Michelangelo Martins de Almeida Júnior ndaloi lojën, kur kuptoi situatën kurioze, për të siguruar që veza të vendosej në vend të sigurt me gjithë zogun. Ndeshja vazhdoi pa e dëmtuar shpendin e veçantë dhe “pasardhësit” e tij. Arbitri mori vezën dhe zogun, duke i lëvizur butësisht afër tabelave të reklamave, larg fushë-veprimit të lojës.