Më thuaj ku i ke bërë tatuazhet dhe “të them se kush je”. Sipas një studimi të publikuar në Bibliotekën Kombëtare të Mjekësisë në Shtetet e Bashkuara, “vendi” në lëkurë ku zgjedhim të gdhendim diçka të pashlyeshme mund të zbulojë shumë për personalitetin tonë.

Për shembull, tatuazhet e fytyrës, dikur të lidhura me bandat dhe kriminelët, janë bërë gjithnjë e më të njohura veçanërisht mes yjeve. Sipas studimit, ata që zgjedhin fytyrën për të nxjerrë në pah tatuazhet e tyre janë të guximshëm dhe nuk i shmangen angazhimeve.

Më pas janë tatuazhet në qafë, tipike për një person të sigurt në stilin e tyre, i cili nuk ka frikë të gjykohet. Shpesh një person që e do rrezikun që është në gjendje të marrë vendime të vështira dhe që i do sfidat.

Vizatimet pas veshit, nga ana tjetër, tregojnë një shpirt të lirë që i pëlqen të shprehet hapur, i vendosur dhe i drejtpërdrejtë. Tatuazhet e gjoksit tek femrat konsiderohen si simbol i dashurisë, romancës dhe lidhjes, ndërsa tek meshkujt shenjë sigurie.

Tatuazhet më tradicionale të krahëve mund të përfaqësojnë forcën, fuqinë dhe fatin. Tatuazhet e shpinës mund të sugjerojnë fundin e një faze në jetë ose një lidhjeje dhe lidhen me pjekurinë dhe rritjen. Ata gjithashtu mund të tregojnë forcën e brendshme dhe një ndjenjë fuqie.

Vizatimet e bëra në pjesën e poshtme të shpinës, nga ana tjetër, mund të lidhen me seksualitetin, ndërsa ato në shpinë lidhen me bindjet jetësore të atij subjekti. Aktorja Angelia Jolie dhe këngëtarja Cheryl janë të njohura për tatuazhet e tyre të mëdha të shpinës.

Së fundi, është tatuazhi në kafazin e kraharorit, një pikë që mund të jetë jashtëzakonisht e dhimbshme për të pasur diçka të ngulitur në lëkurë. Megjithatë, kjo tregon se jeni mendërisht të fortë, të guximshëm dhe elastik. Mund të zbulojë gjithashtu se jeni të sigurt në trupin tuaj dhe nuk keni frikë ta tregoni atë në publik.