Liderët e 7 vendeve më të industrializuara në botë, të mbledhur sot në një takim, kanë konfirmuar se do të dhurojnë 1 miliardë doza të vaksinës anti-Covid për vendet e varfra. Nga kjo sasi, 500 milionë do t’i dhurojë Amerika dhe pjesën tjetër vendet e Bashkimit Europian.

100 milionë doza do t’i dhurojë Britania e Madhe. Krerët e G7, të mbledhur në Cornovaglia, u shprehën se objektivi i tyre është fundi i pandemisë brenda vitit 2022. Financimi i tyre do të jetë si në shpërndarjen e vaksinave ashtu dhe në ndihmë financiare për blerjen e tyre.