Pas asaj që ndodhi në Botërorin e Rusisë, kur Zvicra mundi 3-1 Serbinë dhe Xhaka me Shaqirin bashkë me lojtarët e tjerë festonin me shqiponjë, te dyja vendet që janë në njëjtn grup Botërorin e Katarit kanë arritur një marrëveshje mes tyre.

Drejtori i përgjithshëm i Zvicrës, Pierluigi Tami ka pasur një takim me trajnerin serb Dragan Stojkovic dhe janë pajtuar që ndeshja në Katar të jetë vetëm futboll. Tami i ka treguar futbollistëve se e kanë të ndaluar të bëjnë shqiponjën në rast se shënojnë gola.

“Nuk duam të bëjmë të njëjtat gabime. Ne jemi këtu për të luajtur futboll dhe asgjë tjetër. Ne nuk duam të dërgojmë asnjë mesazh poltik apo fetar në ndeshjet tona”, tha Tami.

“Por a është e ndaluar edhe shqiponja? Nuk duhet të ketë as fjalë, as gjeste dhe as sjellje të përgjithshme që provokojnë ndjeshmëri të tjera. Kur brohorasim, është për të treguar gëzimin tonë, kjo është e rëndësishme. Nuk duhet të jemi provokues”, tha drejtori i ekipit të Zvicrës.

Kujtojmë se Serbia dhe Zvicra janë në të njëjtin grup në këtë Botëror bashkë me Brazilin dhe Kamerunin, ndërsa në vitin 2018 kane qenë të njëjta ekipe në grup, por atëherë ishte Kosta Rika dhe jo “luanët” e Afrikës.