Big Brother VIP Kosova do të nisë zyrtarisht në muajin tetor në Kosovë. Edhe pse përflitej se ky reality show do të niste në muajin shtator, duket se gjërat nuk janë ende gati dhe produksioni ka vendosur që tetori të jetë edhe muaji kur do të startojë ky program.

Lajmi është konfirmuar nga dy moderatorët e Big Brother, Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi. Përmes një video të publikuar në Instagram, ata zbulojnë muajin, por vetëm kaq.

Data se kur do të nisë ky reality show është ende surprizë, duke i mbajtur të gjithë në ankth.

Kujtojmë që deri më tani janë konfirmuar vetëm emrat e dy moderatorëve, teksa edhe pse janë përfolur shumë emra VIP-ash, asnjë konkurent nuk është zbuluar deri më tani.